Telegrafi

E pabesueshme! Tifozët katalonas fishkëllejnë futbollistët e Barcës (Video)

Futbollistët e Barcelonës kanë arritur në qytetin katalonas pas eliminimit nga Atletico Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fytyrat e trishtuara i përcjellin lojtarët e Barcelonës teksa shihen Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar Jr.

Megjithëse disa prej tyre e duartrokisnin skuadrën aktuale kampione bote, disa prej tyre i vërshëllenin, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë që të fishkëllehen futbollistët katalonas pasi që deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë me katalonasit.

Kujtojmë se skuadra madrilene mbrëmë me rezultat të përgjithshëm prej 3:2 ka eliminuar Barcën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ik0rzTHk-b4