Nora Istrefi pa dyshim se është prej këngëtareve më seksi në trojet shqiptare.
Dhe ajo kohë më parë edhe lindi vajzën Renee, kur edhe të gjithë menduan se karriera e saj do të pësojë rënie.
Megjithatë, ajo arriti të kthehet fuqishëm me këngën “Sa t’kam dasht” të punuar nga Massive Production, teksa arriti ta bëjë projektin edhe hit.
Megjithatë, Telegrafi mëson se ajo po ashtu ka ndarë mjaft shumë kohë për të përmirësuar performancën e saj fizike.
Ajo është parë në foto me DJ të saj personal, DJ D Red, teksa ka treguar trupin në një veshje provokative në një prej koncerteve të saj të mbajtura së fundmi.
Ajo që vërehet është fakti se trupi i saj është shumë muskuloz dhe perfekt, teksa nuk ka shenja se ajo mund të ketë lindur fëmijë.
Punë e shkëlqyer nga Nora, por sa do të arrijë ta mbajë ende këtë formë, mbetet të shihet. /Telegrafi/