Telegrafi

E pabesueshme, shitën 100 mijë bileta për katër orë e gjysmë në Rio 2016

Më shume se 100 mijë bileta për Lojërat Olimpike Rio 2016 janë shitur për 4 orë e gjysmë të enjten, bëri të ditur komiteti organizativ.

Këto bileta janë veçanërisht për ceremoninë e hapjes e te mbylljes (5 dhe 21 gusht).

Sportet më të kërkuara janë futbolli, volejbolli i plazhit, basketbolli, tenisi dhe atletika.

“Jemi shume të kënaqur lidhur me ecurinë e deritanishme”, deklaroi drejtori i biletarisë së Rio 2016, Donovan Ferreti.

Sipas tij, “Më shume se 90% e biletave të së enjtes janë blerë nga brazilianët”. Me 14 korrik, 28% e biletave ishin ende në shitje, sipas organizatoreve të Rio 2016.