Telegrafi

E pabesueshme se sa lehtë kjo makinë Ford GT e vitit 2006 arrin shpejtësinë 500 km/h

Sigurisht, Bugatti Chiron Super Sport 300+ mund të ketë ecur më shpejt se çdo makinë tjetër standarde e prodhimit përpara saj (duke arritur 304,773 mph ose 490,48 km/h në vitin 2019).

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “në një vijë të drejtë”, ky Ford GT i 2006-ës është edhe më i shpejtë.

Ford GT që po shikoni është në pronësi të Johnny Bohmer që nga viti 2006 dhe ka qenë prej kohësh një nga makinat më të shpejta në botë.

Në të vërtetë, Bohmer fillimisht e bleu atë nga “dyshemeja e sallës së ekspozitës” me qëllimin për të thyer rekordin prej 300 mph (482 km/h).

Ajo ka kaluar nëpër ndryshime të shumta gjatë viteve dhe ndërsa është e paqartë saktësisht se sa fuqi ka aktualisht, nuk mund të mohohet se kjo gjë është një bishë absolute.

Siç bëhet e ditur më tej, Bohmer dhe ekipi i tij kohët e fundit u nisën për në objektin e nisjes dhe uljes së raketave në Qendrën Hapësinore Kennedy, Florida për të testuar një pajisje të re që ishte instaluar së fundmi në makinë.

Makina po performonte aq mirë gjatë provave saqë Bohmer vendosi ta “sfidonte” në shpejtësinë e saj.

Kështu, makina kishte arritur një shpejtësi të jashtëzakonshme 310.8 mph (500.1 km/h). Kjo e bën këtë makinën më të shpejtë në tokë. /Telegrafi/