Site icon Telegrafi

E pabesueshme: Rrokaqielli 80-katësh, i tëri nga druri (Foto)

Në Londër do të ndërtohet një rrokaqiell 300 metra i lartë, që pas “The Shard” do të jetë objekti i dytë më i lart në vend. Por, gjëja më e rëndësishme e këtij objekti prej 80 kateve është se do të jetë i tëri nga druri.

Grupi punues i Universitetit të Kembrixhit, e kanë shfaqur projektin përmes së cilit do të strehoheshin së paku njëmijë familje.

Plani i detajuar për këtë rrokaqiell, i është dorëzuar kryetarit të Londrës, Boris Johnson, ndërsa pritet të miratohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

“Oakwood Tower” apo ‘ndërtesa nga druri i lisit’, do të ketë 93 mijë metra katrorë, duke u bërë kështu objekti më i lartë në botë i punuar nga druri.

Deri më tani, ndërtesa më e lartë nga druri është një 14-katësh i ndërtuar në Bergen të Norvegjisë, ndërsa janë planifikuar të ndërtohen disa pak më të larta në Francë dhe Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version