Site icon Telegrafi

E pabesueshme, por Era Rusi e kishte rrahur në të kaluarën ish të dashurin (Video)

Gjithmonë jemi kuriozë të mësojmë për jetën e artistëve përtej skenës, të dimë situata që ato nuk janë  aq perfektë sa dalin në ekran.

Për këtë arsye, është e pamundur që kur bëhen pjesë e intervistave të ndryshme, nuk u shpëtojnë pyetjeve nga jeta private.

Së fundmi ka qenë Era Rusi që është ndalur të na tregojë diçka më shumë, jo për Erën si këngëtare, por si një njeri i thjeshte si të gjithë.

Dy kanë qenë momentet më pikate: kur këngëtarja na tregoi për një skenë xhelozie me partnerin e saj dhe një moment të Erës si “boksiere”.

Të ndalemi tek rasti i parë: Ajo ishte ulur në tavolinë me partnerin dhe një çift tjetër (mos gabojmë), dhe gjatë kësaj kohe një vajzë vetëm shikonte nga tavolina e tyre. Për një moment, i dashuri i këngëtares, ishte larguar për në tualet, por ishte vonuar shumë. Kthen kokën prapa, kur shikon që edhe vajza që ua kishte ngulur sytë gjatë gjithë kohës nuk ishte aty. Çfarë nuk i shkon ndërmend në ato momente. Një skenë si në telenovela, por ka ndodhur në të vërtetë. Shoku i tavolinës shkon në tualet për ta parë, por i dashuri i Erës nuk ishte aty. Në këto momente këngëtarja e merr situatën vetë në dorë. Ajo ngrihet për ta parë me sytë e saj, por ai nuk ishte. Shumë pak pasi Era kishte dalë nga tualeti, ai kthehet në tavolinë. Kishte shkuar për të blerë cigare (kështu të paktën kishte thënë). Kaq na tregoi Era, kaq po ju themi ne…dimë vetëm që nuk janë më bashkë.

Një tjetër situatë, ishte dhe Era “boksiere”. Nuk e ekzagjerojmë kur e themi, pasi vetë këngëtarja ka treguar se ka rrahur ish-in e saj.

“Kam rrahur një ish- të dashur”, ka treguar ajo për emisionin “Thumb”. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për djalin e rastit të parë, por kjo nuk ka dhe shumë rëndësi.

https://youtu.be/t4fpltyjAtU?t=3

Exit mobile version