Site icon Telegrafi

E pabesueshme por e vërtetë: Edhe pse përngjajnë me njëri-tjetrin, këta persona nuk janë binjakë (Foto/Video)

Dokumentari i ri i titulluar “Të huaj që përngjajnë”,  do të sjellë  ballë përballë njerëzit që ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, por që në fakt nuk janë binjakë dhe nuk kanë kurrfarë lidhje familjare apo gjaku.

Televizioni Channel 4, do të kërkojë njerëz nga e mbarë bota për t’i ballafaquar me sozitë e tyre me të cilët ndajnë shumë tipare të njëjta, transmeton Telegrafi.

Besohet se çdo fytyrë ka të paktën shtatë njerëz në botë që kanë veçoritë e njëjta. Dhe kështu së fundmi në rrjetet sociale, njerëzit kanë filluar të kërkojnë sozitë e tyre nëpër botë.

Ky fenomen ka habitu edhe ekspertët e binjakëve nga Departamenti për hulumtime të binjakëve në spitalin “Shën Thomas” në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version