Telegrafi

E pabesueshme por e vërtetë, burri tërheq me organin gjenital furgonin (Foto)

Gjatë një festivali të çuditshëm që është mbajtur në Indi, një burrë ka habitur të pranishmit me fuqinë që e kishte në një pjesë të caktuar të trupit.

Bëhet fjalë për organin gjenital, me të cilin arriti ta tërheq zvarrë një furgon që e kishte lidhur me litar, transmeton Telegrafi.

Ai është fotografuar në Allahabad në pjesën veriore të Indisë, ku qindra mijëra hindus mblidhen për të shënuar festivalin Magh Mela që fillon më 2 janar.

Kjo ngjarje 45 ditore mbledh besimtarët hindus, të cilët kryejnë disa rituale dhe lahen në Sangam që konsiderohet si një vend i shenjtë.

Falë meditimit dhe pastërtisë shpirtërore, ky burrë ka arritur ta tërheq me penis furgonin, derisa shumë njerëz tjerë nuk mund ta bëjnë këtë gjë duke e tërhequr me duar e lërë më me pjesë tjera të trupit. /Telegrafi/