Barcelona e ka fituar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 6-1 dhe vazhdoi në çerekfinale.
Katalunasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe arritën të përmbysin rezultatin prej 4-0 nga ndeshja e parë.
Goli i parë në takim erdhi nga Luis Suarez në minutën e tretë, ndërsa Laycin Kurzawa ngriti epërsinë e vendasve duke shënuar autogol dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Goli i shpresës u shënua nga Lionel Messi në minutën e 50-të nga pika e bardhë.
Por, në minutën e 62-të në skenë doli Edison Cavani, duke ia bërë më të vështirë kualifikimin.
Çdo gjë u bë dramatike me dy golat e shpejtë nga Neymar (88′ dhe 90’+1), por në minutën e fundit shtesë shënoi Sergi Roberto dhe kështu kualifikoi klubin spanjoll tutje, dhe u bë autor i përmbysjes më të madhe në histori të futbollit.
Kundërshtari i ardhshëm i Barcelonës do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/