Telegrafi

E pabesueshme: Policin e zëvendësoi vëllai për një vit, pa e kuptuar këtë askush!

Yaroslav dhe Oleg Spivag janë vëllezër që përngjajnë shumë. Ngjashmëria mes vëllezërve që janë në vitet e ‘20-ta, ka bërë që ata të zëvendësojnë njëri-tjetrin në ngjarje të ndryshme.

Një ditë, Yaroslan që është polic i trajnuar, i ka kërkuar vëllait që ta zëvendësojë në punë, sepse ishte shumë i lodhur, transmeton Tlegrafi. Por, kjo i ka pëlqyer shumë Olegut, duke bërë që ai të vishte uniformën për çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Askush nga autoritete policore nuk e ka vënë re dallimi, megjithëse Oleg i kishte plasuar dy fotografi në Facebook, në llogarinë e tij me uniformën e vëllait.

Ai është zbuluar rastësisht, kur një zyrtar e pyeti lidhur me një bisedë që e kishte pasur një ditë më herët me Yaroslavin. Meqë Oleg nuk kuptonte asgjë, pranoi se është duke e zëvendësuar vëllain e tij.

Ai është suspenduar menjëherë nga puna, ndërsa Policia është duke bërë hetime të hollësishme rreth rasteve të ngjashme. /Telegrafi/