Liverpooli ka bërë një gabim trashanik në udhëtim te Bournemouthi, duke lëshuar epërsinë prej dy golash për të humbur takimin në fund me rezultat 4-3.
Dueli ishte intensiv mes të dyja skuadrave, teksa Liverpooli ishte më serioz.
Sadio Mane pas 20 minutash lojë për shkak të një dalje të gabuar të portierit shënoi për 1-0, teksa vetëm dy minuta më vonë Divock Origi pas një tjetër topi të mirë nga Henderson shënoi për 2-0.
Komoditeti i Liverpoolit u prish pak në minutën e 56-të kur nga penaltia Wilson shënoi për 2-1.
Menjëherë u përgjigj Emre Can në minutën e 64 për 3-1 me një supergol.
Kur të gjithë menduan se takimi përfundoi, kështu nuk mendoi Bournemouthi.
Fraser në minutën e 76-të dhe Steve Cook në minutën e 78-të barazuan rezultatin duke shokuar mysafirët.
Por, kjo nuk ishte e tëra. Krejt në fund të takimit rastin e shfrytëzoi Ake, i cili pas një topi të kthyer shënoi për 4-3 dhe fitoren sensacionale të Bournemouthit.
Me këtë fitore, Livierpooli mbetet në vendin e tretë me një pikë më pak se Arsenali në vendin e dytë dhe katër më pak se Chelsea në vendin e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ksajqC-BOWQ