Telegrafi

E pabesueshme: Pasagjeri futet në pistë dhe përpiqet për të kapur aeroplanin e tij (Video)

Ky është momenti i habitshëm kur një pasagjer vrapoi në një pistë të madhe në përpjekje për të kapur fluturimin e aeroplanit, pasi ai e humbi thirrjen e fundit të aeroplanit.

Me një shkelje të rregullave të sigurisë, udhëtari i vonuar e la stafin mbrapa dhe u hodh me dy çanta në duart e tij, duke u drejtuar nga aeroplani Boeing 737 i cili veçse ishte tërhequr nga terminali, përcjell Telegrafi.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai u largua nga aty, duke tentuar të ndalonte aeroplanin, por nuk ia arriti. Kjo pasi që ai u kap nga anëtarët e ekuipazhit që gjendeshin në pistën e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Madridit.

Pamjet e incidentit të çuditshëm janë regjistruar nga një anëtar i ekuipazhit në terren dhe postuar në Facebook.

Një zëdhënës i Ryanair e quajti atë një “shkelje të sigurisë” dhe e kanë raportuar rastin tek policia e aeroportit.

Videoja ka marrë komente të shumta nga shikuesit. Disa sugjeruan se ai duhet të dënohet, ndërsa të tjerët kanë kritikuar masat e sigurisë në aeroport. /Telegrafi/