Site icon Telegrafi

E pabesueshme: Një suedez aksidentalisht pranoi letrën e Vladimir Putinit (Foto)

Një banor i një qyteti moçalor suedez i quajtur Trelleborg mbeti i habitur kur e hapi kutinë postare dhe gjeti aty një letër të dërguar për askënd tjetër, pos për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Suedezi i identifikuar vetëm si Per ishte i shpejtë për të vënë në dukje se e vetmja gjë që adresa e tij ka të përbashkët me atë të presidentit rus është numri 23, ndërsa gjithashtu ka vënë në dukje se qyteti i Trelleborg është afërsisht 1.532 kilometra (951 milje) nga Moska.

Teoria aktuale e PostNord, shërbimit postar suedezo-danez, është se një nga makinat e tyre të automatizuara të klasifikimit të letrave nuk e ka lexuar adresën e duhur dhe e dërgoi atë gabim.

“Ne menaxhojmë rreth 1.8 miliardë letra në vit dhe ndonjëherë gabimet ndodhin, për fat të keq. Sigurisht, është trishtuese nëse Putin nuk ka marrë letrën e tij”, kanë thënë zyrtarët e këtij shërbimi.

Pavarësisht kuriozitetit natyror, Per këmbëngul se ai nuk e ka hapur letrën.

“Po, sigurisht isha kurioz. Kam menduar ta hap, por nuk e kam bërë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version