Telegrafi

E pabesueshme – Labi kritikon Amerikën: Këso rrugë s’kemi në Ferizaj (Foto)

Duket se Labinot Tahiri më në fund ka bërë një veprim që mund t’i pëlqejë kryetarit të Ferizajit, Muhamet Svarqa.

Këngëtari po qëndron në Amerikë, ku ai thotë se po qëndron për të mirën e Kosovës.

Ai po mban takime të ndryshme dhe po viziton vende të ndryshme, e pa dyshim se për këtë është aktiv edhe në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.

Por, në një postim të fundit të tij ai ka kritikuar SHBA-të për rrugët e këqija.

“Këso rrugë nuk kemi në Ferizaj. Më duket se më të mira i kemi, e ndoshta edhe në mbarë Kosovën kemi më të mira”, ka shkruar Labi në Facebook. /Telegrafi/