Telegrafi

E pabesueshme – Ja sa telefonata pranoi policia dhe sa policë janë ende në Munich

Gjermania ka vënë gjendjen më të lartë të sigurisë që prej shumë kohësh në qytetet kryesore.

Kjo gatishmëri e madhe veçanërisht vërehet në Munich.

Policia e Munichut ka konfirmuar pak momente më parë se janë ende rreth 800 policë në gjendje gatishmërie të pranishëm në Munich për të garantuar sigurinë e qytetarëve pas sulmit të armatosur mbrëmë ku një 18 vjeçar vrau nëntë persona, tri prej të cilëve shqiptarë nga Kosova, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Babai i Diamant Zabërgjës del në vendin ku iu vra djali (Foto)

Pos tjerash, është konfirmuar se 4310 thirrje janë bërë në polici nga qendra e Munichut ku ka ndodhur sulmi i armatosur, që përbën një rekord me vete për policinë gjermane.

Telefonatat kanë ndodhur nga njerëz të shqetësuar për sigurinë e tyre pas krismave që dëgjuan.

Motivi besohet se është për hakmarrje, teksa nuk ka të bëjë me sulm terrorist. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Munich