Telegrafi

E pabesueshme – Ja sa milionë euro ka fituar Unitedi nga shitjet e fanellave të Ibrahimovicit

Angazhimi i Zlatan Ibrahimovic nga Manchester United, po del të jetë transferimi më i qëlluar i kësaj vere.

Edhe pse ka vetëm një javë nga dalja në shitje e fanellës së tij te Unitedi, tashmë rekordet e mëdha janë duke u thyer.

‘The Sun’ shkruan se dyqani zyrtar i Unitedit, nga shitjet e fanellave të suedezit ka arritur të fitojë hiq më pak se 90 milionë euro, shifër kjo jashtëzakonisht e madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Manchester United

Kjo tregon se Unitedi paratë për transferimin e Paul Pogba, i ka siguruar nga shitjet e fanellave të Ibrahimovicit.

Për Paul Pogban, Unitedi do t’i paguaj Juventusit 110 milionë euro. /Lajmi/Telegrafi/