Angazhimi i Zlatan Ibrahimovic nga Manchester United, po del të jetë transferimi më i qëlluar i kësaj vere.
Edhe pse ka vetëm një javë nga dalja në shitje e fanellës së tij te Unitedi, tashmë rekordet e mëdha janë duke u thyer.
‘The Sun’ shkruan se dyqani zyrtar i Unitedit, nga shitjet e fanellave të suedezit ka arritur të fitojë hiq më pak se 90 milionë euro, shifër kjo jashtëzakonisht e madhe.
Kjo tregon se Unitedi paratë për transferimin e Paul Pogba, i ka siguruar nga shitjet e fanellave të Ibrahimovicit.
Për Paul Pogban, Unitedi do t’i paguaj Juventusit 110 milionë euro. /Lajmi/Telegrafi/