Steve Easton-it i kishte mbetur tapa e një shufre plastike gjatë një loje në fëmijërinë e tij në hundë pa mundur ta nxirrte dot.
Që prej moshës 7-vjeçare Easton vuante nga bllokimi i hundës por tashmë u ka dhënë fund vuajtjeve të tij.
Pas vizitës që bëri në spital pas incidentit mjekët nuk mundën t’i gjenin gjë.
“Nuk e dija se çfarë problemi kisha deri sa gjatë një tështime para pak javësh doli tapa plastike”, tha Easton.
Ajo kishte masën e një monedhe të vogël dhe nuk kishte pësuar asnjë ndryshim për 44 vjet! /mapo.al/