Molly Schuyler fiton Kampionatin Botëror të Hamburgerëve pasi ha 7 hamburger, një pjatë me patate të skuqura dhe një pije 0.6 litërshe për vetëm 1 minutë e 37 sekonda.
Me këtë kohë ajo ka vendosur rekord të ri botëror në Kampionatin e Hamburgerëve.
Nëna e katër fëmijëve e cila peshon vetëm 45 kilogramë kishte triumfuar edhe vitin e kaluar në këtë kampionat, edhe atëherë me rekord, transmeton noa.
Schuyler triumfoi përballë 12 burrave duke fituar 2500 dollarë.