Telegrafi

E pabesueshme: Fotografohet helikopteri rus duke transportuar UFO në Siri (Video)

Kohëve të fundit në internet është postuar një video, në të cilën shumë njerëz pretendojnë që shohin një Objekt të Paidentifikuar Fluturues, që njihet si UFO, duke u transportuar në qiellin e Sirisë.

Në bazë të dëshmitarëve, një numë ri madh aeroplanësh ushtarakë dhe helikopterësh kanë qenë në qiell gjithashtu, të cilët duken sikur po e përcjellin fluturaken që transportonte UFO-n, transmeton kosovasot.

Video është incizuar nga një banor sirian, i cili ishte zgjuar nga gjumi nga zhurma e shkaktuar nga aeroplanët ushtarakë dhe helikopterët, andaj më ta parë se çka po ngjiste në hapësirën ajrore afër shtëpisë së tij ai menjëherë e kishte marrë një pajisje për incizim, para se ta postonte videon ‘online’.