Telegrafi

E pabesueshme – Era Istrefi dëgjohet edhe në klubet e Hollywoodit e Los Angelesit (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë, Era Istrefi, nuk po ndalet në përpjekjen e saj për dëgjueshmëri globale.

Era së fundmi është parë duke performuar në një televizion francez ku ajo u përshkrua bombastike dhe sensacionale.

Megjithatë, kufinjt e suksesit të Era Istrefit duket se në fakt nuk ekzistojnë, shkruan Telegrafi.

Këngëtari shqiptar i cili qëndron dhe merret me muzikë në Los Angeles, Gëzim Gashi, në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kënga e Era Istrefit dëgjohet në secilin kënd të botës, përfshirë në klubet e Hollywoodit dhe Los Angelesit aty ku ai i ka frekuentuar së fundmi.

“Shumë njerëz po flasin për Era Istrefin dhe performancën e saj live, unë thjesht dua të them një gjë – Kam ardhur në shtëpi (Suedi) tash shpejt nga Los Angelesi dhe mund të them që në secilin klub të Los Angelesit dhe Hollywoodit dëgjohet kënga e saj”.

Shiko videon: Era Istrefi çmend francezët, performon “LIVE” në TV (Video)

“Jam ndjerë tejet krenar me të, sepse ajo që po i ndodhë Era Istrefit është gjë e madhe për neve shqiptarët në mbarë botën. Era është artistja je parë shqiptare nga Kosova e cila këndon në shqip dhe që ka gjetur suksesin në mbarë botën. Histori. Asgjë tjetër për të thënë”, u shpreh Gashi në rrjetin social Facebook.

Era Istrefi është në prag të lansimit të albumit të saj, i dedikuar për tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/