Arsenali ka kontaktuar me përfaqësues të Jose Mourinhos, gjithnjë nëse mund t’i besojmë raportimeve të fundit të mediave agnleze.
Ish-bosi i Chelseat pritet të zëvëndësojë Van Gaalin te Manchester United.
Por, përpos me PSG-në së fundmi mediat raportojnë se Arsenali po ashtu ka bërë një ofertë për portugezin.
Besohet se Arsene Wengerit do t’i tregohet dera në fund të sezonit pasi dështoi që edhe sivjet ët sjellë trofe, kur e kishte më se lehti pa rivalë të direkt nga klubet e mëdha.
Mourinho beson se United do të respektojë parakontratën dhe do të lidhin marrëveshje, por ai e ka Arsenalin si opsion rezerv. /Telegrafi/