Ajo ishte nisur nga aeroporti i Bogotas në Kolumbi drejt Barcelonës, por gjatë kalimit të kontrollit në aeroport e tradhëtoi veten duke shfaqur nervozizëm.
Policët e dalluan menjëherë dhe e morën për kontroll.
Kur e panë që nuk kishte asgjë në trup vendosën që ta kalonin në rrezet X.
Aty panë që ajo kishte fshehur 1,5 kg kokainë brenda gjoksit.
22-vjeçarja Paola Sabillon kishte kryer një operacion por në vend të silikonit e kishte mbushur gjoksin me kokainë. /tetovasot/