Telegrafi

E pabesueshme çfarë humbi nga pesë metra, Haaland ishte ‘fytyra tragjike’ e Man Cityt në Superkupën e Anglisë

Sulmuesi Erling Haaland ishte padyshim njëri nga lojtarët më të dobët në humbjen e Manchester Cityt në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.

Liverpooli arriti të triumfoj në Community Shield ndaj Cityt me rezultat bindes 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në King Poëer Stadium.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Trent Alexander-Arnold (21’), Mohamed Salah (83’) dhe Darwin Nunez (90+) për Reds, ndërsa për Cityn shënoi Julian Alvarez (70’).

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Man Cityn në finalen e Community Shield, Nunez gjen golin me Reds

Megjithatë, shifrat mund të ishin ndryshe në dy raste dhe ‘fajtori’ kryesor ishte sulmuesi norvegjez, Haaland.

Haaland fillimisht humbi një rast në pjesën e parë për të barazuar shifrat në 1-1, për t’u kthyer përsëri në skenë në fund të ndeshjes.

Lexo po ashtu Haaland humbi një rast të qind për qind dhe e ka prekur topin vetëm tetë herë gjatë pjesës së parë ndaj Liverpoolit

Në minutat shtesë, blerja e madhe e verës humbi një rast edhe më ideal për të shënuar.

Norvegjezi ishte i pasktë nga vetëm pesë metra, duke goditur traversën dhe këto raste padyshim se nuk do t’i pëlqejnë aspak trajnerit Pep Guardiola. /Telegrafi/