Telegrafi

E pabesueshme çfarë durojnë këta ushtarë kinezë gjatë ushtrimeve (Video)

Në rrjetin social kinez Weibo, këto ditë është shfaqur një video e ushtrimeve ushtarake që secilin person e befason.

Nuk është specifikuar se ku janë mbajtur këto ushtrime dhe as cila njësi kishte marrë pjesë, por ekzistojnë komente të ndryshme që thuhet se trajnimi është mbajtur në manastirin Shaolin, transmeton Telegrafi.

Por gjykuar nga pamjet ndoshta edhe mund të jetë e vërtetë, sepse ata janë mjeshtër të Kung Fusë, të cilët trajnohen në tempullin legjendar budist, ku përballen me sfidat më të ashpra. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6wDWubVe0FM