Cleveland Cavaliers për herë të dytë ka mposhtur në fazën e “Play Off” ekipin e Atlanta Hawks.
Kësaj radhe Cavaliers triumfuan me rezultat 123:98 kundër Hawks në Konferencës Lindore, ndërsa kanë arritur një rekord të ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Lojtarët e Cavs kanë shënuar 25 trepikësha gjatë ballafaqimit me Hawks, të cilën gjë nuk e ka bërë asnjë ekip në ndeshjet e “Play Off”, por as në sezonin e rregullt.
J.R Smith shënoi shtatë treshe, përkatësisht 23 pikë. Lebron James ishte basketbollisti më i mirë te Cavs me 27 pikë.
Te Hawks më të dalluarit ishin Paul Millsap dhe Jeff Teague, të cilët shënuan 16 pikë, përkatësisht 14 sosh.
Cleveland tani ka epërsi prej 2-0 nga ndeshjet e para, ndërsa përballja e tretë do të zhvillohet të premten mbrëma në Atlanta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gWMkQEaKIgY