Telegrafi

E pabesueshme: Boshnjakët sfidojnë veturat e reja me një “Golf 2”! (Video)

Edhe pse këto ditë nëpër rrugë mund të shihen një numër i madh i makinave të reja, për boshnjakët, shumicën e tyre, “Golf 2” gjithmonë do të jetë makina e preferuar.

Qëndrueshmëria e kësaj veture dhe kostoja në mirëmbajtje, janë disa treguesit se pse këta njerëz, me një standard jo shumë të lartë, mesatarisht, kanë vendosi që t’i qëndrojnë “besnik” kësaj veture, transmeton Telegrafi.

Një video e fundit e publikuar në rrjetet sociale që ka arritur popullaritet të madh, tregon disa boshnjakë të guximshëm të cilët kishin vendosur që të tregojnë fuqinë dhe shpejtësinë e veturës së tyre të preferuar.

Në një magjistrale, ata në marshin e tretë me këtë makinë të vitit 1984 kanë arritur një shpejtësi prej një 180 km/h. /Telegrafi/

https://video.xx.fbcdn.net/hvideo-xaf1/v/t42.1790-2/12694021_1725276804358124_2079687997_n.mp4?efg=eyJybHIiOjM0MywicmxhIjo1MzksInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&rl=343&vabr=191&oh=b46e6a73f1fdc6f66f5c857503d5d05b&oe=56D1F74A