Telegrafi

E pabesueshme: Bombola e gazit dëmton 13 shtëpi

Natën mes të hënës dhe të martës, në Sveti Nikole ka shpërthyer një bombolë gazi me propan butan, duke shkaktuar dëmtime pronësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga shpërthimi është dëmtuar një punëtori mekanike, dy automjete, si edhe trembëdhjetë shtëpi, të cilat gjenden aty pranë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një prokuror publik dhe një ekip nga MPB-ja./Telegrafi/