Site icon Telegrafi

E pabesueshme, Besa e mposhtë Trepçën

Pejanët i befasuan mitrovicasit në palestrën Karagaçi, të cilët si duket i kishin nënvlerësuar ata për shkak të lojtarëve të ri që kanë.

Besa e nisi shumë mirë çerekun e parë duke krijuar një epërsi prej 10 pikëve, e cila doli të ishte vendimtare edhe për rrjedhën e takimit.

Edhe pse mitrovicasit në çerekun e fundit filluan të këndellen dhe të rikthehen në lojë, pejanët ia dolën ta ruajnë epërsinë e tyre dhe kështu shënuan një fitore të madhe dhe të papritur përballë Trepçës, e cila ka një skuadër thuajse dy herë më të fortë.

Besa me këtë fitore vazhdon të ngritët në tabelë dhe tashmë ka okupuar pozitën e pestë me 19 pikë, teksa Trepça mbetet në vendin e tretë me 21 pikë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version