Site icon Telegrafi

E pabesueshme, 3.2% e banorëve të Zvicrës marrin ndihma sociale

Fëmijët dhe të rinjtë, pastaj të shkurorëzuarit dhe të huajt, janë kategoritë të cilat janë më të rrezikuara për të mbetur të varur nga asistenca sociale.
Afërsisht çdo i tridhjeti banor i Zvicrës, ose kthyer në përqindje 3.2 për qind jeton nga ndihmat sociale. Kjo është gjendja e regjistruar në vitin e kaluar dhe, sipas Zyrës Federale për Statistika, nuk ka ndonjë ndryshim nga viti paraprak.

Megjithatë, në numrat absolutë, për shkak të rritjes se numrit të banorëve të Zvicrës, ka një rritje të vogël të numrit te rasteve sociale, i cili ka arritur në 262 mijë sish. Kjo shifër dëshmon rritjen prej 2.7 për qind në numrat absolutë, dhe kështu viti i kaluar ka qenë viti i gjashtë radhazi (nga viti 2008) i rritjes së numrit të personave të varur nga ndihmat sociale.

Çdo i katërti shfrytëzues i ndihmave sociale kishte së paku katër vite të varësisë nga këto ndihma. /Telegrafi/

Exit mobile version