Telegrafi

E pabesueshme, 100 mijë tifozë kanë nënshkruar peticionin për të përsëritur ndeshjen Barcelona 6-1 PSG (Foto)

Një përdorues i change.org ka hapur një peticion për përsëritjen e ndeshjes mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, e cila përfundoi me rezultat 6-1.

Personi i quajtur Luis Melendo Olmedo thotë se ndeshja duhet përsëritur sepse “referimi i i gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin, e dëmtoi rëndë PSG-në dhe favorizoi Barcelonën”.

Lexo po ashtu Tifozi i PSG-së vrau shokun pasi ky i fundit ishte tallur me atë pas eliminimit të turpshëm nga LK prej Barçës

I gjithë peticioni është plotësuar me momentet e dyshimta të ndeshjes, ku të bashkangjitura janë fotografi, video dhe detaje tjera.

Në peticionin drejtuar UEFA-s deri më tani janë grumbulluar më shumë se 100,000 nënshkrime.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave në Paris kishte përfunduar me rezultat 4-0. /Telegrafi/

100.000, por peticioni nuk është mbyllur ende, ky numër është duke u rritur me hapa gjigant.