Telegrafi

E pa së shtëpia ishte përfshirë nga zjarri, polici amerikan futet brenda për të alarmuar banorët që nuk ishin në dijeni se çfarë po ndodhte

Ky është momenti kur një polic zgjon banorët për t’i shpëtuar nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë e tyre në orët e para të mëngjesit.

Kamera e vendosur në uniformën e zyrtarit policor Kevin Bring, shfaq momentin kur futet në pronën private për të alarmuar banorët në Sheffield të Ohios, transmeton Telegrafi.

Duke ditur se nuk kishte kohë për të humbur, ai u fut me shpejtësi brenda dhe me fikësin e zjarrit tentoi ta lokalizojë.

Megjithatë ky veprim i tij është parë si akt heroik, për faktin se po të mos ishte futur brenda për t’i alarmuar banorët, pasojat do të ishin fatale.

Pa kaluar shumë kohë, ekipet e zjarrfikësve u shfaqën në vendin e ngjarjes dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin – duke arritur ta parandalojnë përhapjen e zjarrit në shtëpitë tjera që gjendeshin afër. /Telegrafi/