Atletico Madridi u mposht keq nga Real Madridi mbrëmjen e kaluar në Vicente Calderon.
Kryendeshja e kësaj jave në La Liga pati për protagonist Cristiano Ronaldon i cili shënoi një hettrik fantastik, shkruan Telegrafi.
Ronaldo pas hettrikut u zëvëndësua nga Zidane, për t’ia lënë vendin Jamesit, i cili riktheu balancin në pjesën e tretë të fushës.
Por, teksa u ul në pankinë, Ronaldo natyrisht se ishte i qetë dhe po shijonte rezultatin me bashklojtarët.
Megjithatë, i qetë nuk ishte tifozi i Atleticos i ulur menjëherë prapa tij në pankinën e Atleticos, i cili edhe vazhdimisht shikonte në mënyrë vrastare portugezin.
Duket se keq ia prishi Ronaldo natën këtij dhe shumë tifozëve, por sidomos këtij tifozi, i cili nuk ishte as i koncentruar në lojë sa në shikimin vrastar të Ronaldos ndaj të cilit sigurisht se kishte urrejtje të pa paramenduar. /Telegrafi/