Site icon Telegrafi

E pa burrin në video e lajmëroi për vjedhje

Bashkëshorti i saj, Troy Sandifar (45 vjeç), e kreu plaçkitjen të martën në mëngjes. Kamerat e sigurimit e kishin kapur në vepër pa maskë, me një mjekër të çrregulluar dhe flokë gërshet.

Edhe pse plaçkitja ishte amatore, megjithatë ai me një thes para arriti të ikte para qenve dhe forcave speciale të policisë, ndërsa policisë si “vizitë” ia la fytyrën e vet në kamerë.

Sandifar disa ditë jetoi me bindjen se ia kishte hedhur autoriteteve, por mu atëherë Afra e pa fytyrën e tij në reportazhin për plaçkitjen. As nuk mendoi dy herë thirri policinë, ndërsa e tradhtoi bashkëshortin e saj derisa po arratisej.

Policia arriti ta kapte, por hajni nuk dëshiroi të dilte nga makina para se, në përpjekje për t’i fshehur dëshmitë, të konsumonte kokainën që e kishte me vete. Për shkak të sasisë së madhe që e konsumoi menjëherë u dërgua në spital, ku e pranoi krimin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version