Kjo fotografi është postuar në Twitter, duke u shpërndarë në një numër shumë të madh të përdoruesve.
I postuar nën shënimin ‘Radioskopia e njeriut 900 pound’ që është 407 kilogram, po dyshohet për vërtetësinë e burrit që qëndron në këmbë me duar të hapura.
Sipas disa komentuesve, ky është vetëm model në versionin 3D e nuk është burri që po pretendohet se është fotografuar.
Dyshimi për burrin pa emër, rritet edhe më shumë, pasi madhësia e tij nuk besohet të jetë fotografuar nga aparati me rreze X.
Deri më tash, ka pasur raste kur spitalet i kanë dërguar njerëzit me mbipeshë, për ti matur në peshore të kopshtit zoologjik, shkaku i peshës së rëndë.
Nuk ka pasur raste, që këta njerëz me mbi peshë të futen në CT, pasi do të duhet të shfrytëzohej ajo e kafshëve, rrezet e së cilës janë të rrezikshme për njeriun./Telegrafi/