Telegrafi

A e organizoi vetë Kremlini sulmin në Moskë, pamje që hedhin dyshime – policët nuk intervenojnë gjersa qytetarët po iknin të tmerruar

Të paktën 137 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” të Moskës.

Në rrjetet sociale janë publikuar qindra video të sulmit ndërsa një së fundi ka ngritur dyshime se rusët ishin në dijeni të sulmit dhe se për këtë nuk intervenuan gjersa lejuan të kryhej krime.

Lexo po ashtu Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Në një video të publikuar shihen forcat e sigurisë (oficeri me qenin) pranë sallës së koncerteve gjatë sulmit dhe ecë lirshëm sikur asgjë nuk po ndodh ndërsa njerëzit po iknin prej sallës.

Forcat rezervë të sigurisë arritën gjithashtu brenda pak minutash në sallë.

Megjithatë, ato kurrë nuk ndërhynë në ndërtesë dhe as nuk i ndaluan sulmuesit të largoheshin.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë organizata terroriste ISIS ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin është munduar ta lidhë Ukrainën me sulmet duke thënë se terroristët u munduan të largoheshin drejt shtetit ukrainas.

Ndryshe, autoritetet ruse kanë nisur hetimet rreth tragjedisë ndërsa së shpejti do të dalin me “përfundime të sakta”. /Telegrafi/