Telegrafi

E ofenduan Ronaldon me kartën për Shën Valentin – kompania largon atë dhe kërkon falje

Një kartolinë e Shën Valentinit të Cristiano Ronaldos e cila përfshinte mesazhin: “Asgjë nuk do të më ndalojë të shënoj këtë festë të Shën Valentinit”, është hequr nga Moonpig.

Shembulli i sulmuesit të Manchester United u përdor në një përpjekje për të shitur produktin përpara datës 14 shkurt, por biznesi i personalizuar i urimeve, luleve dhe dhuratave që atëherë ka kërkuar falje.

Shqetësimi u ngrit për kartën në fjalë për shkak të një pretendimi që rrethonte 37-vjeçarin.

Ronaldo është akuzuar nga Kathryn Mayorga për përdhunimin e saj në një dhomë hoteli në Las Vegas 13 vjet më parë, një pretendim i cili është mohuar ashpër nga kapiteni i Portugalisë.

Një zëdhënës i Moonpig dekalroi për Mirror: “Nuk është kurrë qëllimi ynë të mërzitim dikë, ne krenohemi që kënaqim klientët tanë dhe bëjmë përpjekje të mëdha për t’u ofruar atyre një gamë dhe shërbim të jashtëzakonshëm”.

Lexo po ashtu Reagimi i Ronaldos pas përfundimit të ndeshjes ndaj Burnley i ka lënë tifozët të zhgënjyer

“Kur u ngritën shqetësimet për këtë kartë, ne e hoqëm atë menjëherë nga faqja jonë”.

Heqja vjen pasi ekipi ligjor i Ronaldos u përpoq të parandalonte publikimin e dosjeve të policisë në lidhje me akuzat e 13 viteve më parë.

Ronaldo dhe ekipi i tij ligjor aktualisht po luftojnë një përpjekje të një gazete për t’iu dhënë akses në dokumentet e Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas në lidhje me akuzën.

Ekipi i tij beson se informacioni, i cili është marrë nga faqja e internetit Football Leaks, është bërë në mënyrë të paligjshme për shkak të privilegjit avokat-klient.

Mirror raporton se avokatët e Mayorga kanë rënë dakord që informacioni të mos publikohet derisa një gjykatë të vendosë nëse është një shkelje e të drejtave ligjore. /Telegrafi/