Telegrafi

E ofendon vazhdimisht në baza racore, e pëson keq i riu – afro-amerikani e nokauton me kanaçe në fytyrë

Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur një djalë i bardhë goditet me kanaçe në fytyrë brenda një marketi të pompës së derivateve në Ohio të SHBA-ve.

Gjithçka ndodhi kur filloi të fyej një të ri në baza racore duke e ofenduar rëndë, madje ia përmend edhe prejardhjen dhe të ëmën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë i riu afro-amerikan arrin për më shumë se 45 sekonda të ruaj gjakftohtësinë, por duke parë se ai nuk po ndalej në një moment e godet me kanaçen që e kishte në dorë duke e përplasur me fytyrë për tokë.

Por ngjarja nuk përfundoi me kaq, i riu me ngjyrë iu vërsul duke e grushtuar dhe pyetur se pse po e fyente kur ai as që e provokoi.

E personat tjerë që ishin brenda marketit që fillimisht e përkrahnin të riun që fyente bashkëmoshatarin me ngjyrë – u tërhoqën kur e kuptuan se si përfundoi miku i tyre. /Telegrafi/