Mbrojtësi boshnjak i Lazios, Senad Lulic mund ta pësoi rëndë pas deklaratave të tija të pa matura.
Pas humbjes 2-0 nga Roma, Lulic u ndalë duke folur për mediat italiane dhe ishte tejet i mllefosur për këtë humbje në derbi.
Ai ka ofenduar rëndë mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger duke përdor fjalë raciste.
“Rudiger na provokoi edhe para lojës. Dy vjet më parë ai kishte shitur çorape dhe rripa në Shtutgart, tani ai vepron sikurse është një fenomen”, ka thënë Lulic pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
Por mediat italiane kanë shkruar se tani Lulic do të përballet me gjykatën italiane e cila mund ta dënojë rëndë atë.
Në rast dënimi, Lulic rrezikon të mbetet 10 ndeshje jashtë fushave të blerta në Serie A.
Kujtojmë që pas deklaratës së lojtarit ka qenë edhe klubi i Lazios që ka kërkuar falje. /Telegrafi/