Site icon Telegrafi

E nxorën nga autobusi pasi ngacmonte bashkëmoshatarët, babai ndëshkon bijën 10-vjeçare – e detyron të ecë 5 milje deri në shkollë (Video)

Një baba nga Ohio e SHBA-ve ka ndëshkuar bijën e tij, duke e detyruar të ecë 5 milje deri në shkollë në 36 gradë celsius, pasi ishte nxjerrë nga autobusi i shkollës për shkak të bulizmit.

Matt Cox nga Swanton ka shkruar në Facebook, se vajza e tij 10-vjeçe ishte nxjerrë nga autobusi gjatë të premtes së kaluar. Sipas tij, kjo është hera e dytë që ajo është futur në telashe dhe është akuzuar për bulizëm, pasi vazhdimisht ka ngacmuar bashkëmoshatarët, transmeton Telegrafi.

“E kuptova se ajo e konsideronte privilegj dërgimin në shkollë me veturë”, ka deklaruar ky baba i mllefosur.

Por, Cox në herën e dytë veproi ndryshe, e detyroi të ecë deri në shkollë derisa ai qëndronte nga pas me veturë duke lëvizur dhe filmuar me telefon të mençur. Ai më pas e ka postuar në Facebook videon, ku shihet ajo duke ecur ndërsa përbri videos ka shkruar “mësim për jetën”.

Videoja shpejt u bë virale dhe u shpërnda nga qindra mijëra persona. Aty shihet vajza duke ecur 5 milje deri në shkollë. Ajo e kishte kuptuar për shkak të veprimeve të saj që është ndëshkuar nga babai.

“E di se shumë prindër nuk pajtohen me këtë dhe i kuptoj. Po e bëjë këtë, pasi jam i bindur se është mënyra e duhur për ta mësuar bijën që nuk duhet ngacmuar askënd”, ka shkruar babai i vajzës. /Telegrafi/

Exit mobile version