Telegrafi

E nxjerr “vogëlushin” dhunshëm nga autobusi, kalimtarët e rastit për pak sa nuk e rrahin shoferin – heshtin kur e kuptuan se bëhej fjalë për xhuxhin pedofil

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video shokuese që shfaq shoferin e nervozuar, që nxjerr me dhunë nga autobusi një nxënës.

Edhe pse në shpinë kishte çantën e nxënësve, në fund është konstatuar se bëhet fjalë për një xhuxh pedofil që mbante çantën dhe veshjen e fëmijëve, në mënyrë që të mund të maskohet dhe përshtatet sa më shumë me të rinjtë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht askush nuk e kishte kuptuar për çfarë bëhet fjalë, madje një grua i kishte dalë në ndihmë pedofilit duke sulmuar shoferin, e cila u zmbraps vetëm atëherë kur shoferi bërtiti se nuk bëhet fjalë për fëmijë.

Në fund të videos ky burrë heq kapelën nga koka dhe shihet se nuk është fëmijë. Megjithatë kjo video shpejt u bë virale, duke u shikuar nga më shumë se 300 mijë persona.

“Dukej i dehur. Ai ishte në autobusin e nxënësve, dhe jo në atë të transportit publik”, ka pyetur një përdoruese e rrjetit social Twitter.

Por, shumica e konsiderojnë hero shoferin e autobusit, derisa ka edhe prej atyre që konsiderojnë se gjithçka ishte përgatitur paraprakisht duke mos besuar në këtë ngjarje. /Telegrafi/