Site icon Telegrafi

E nokauton gruan pa kurrfarë arsye në mes të rrugës, kalimtarët në vend se ta ndihmojnë e fotografojnë dhe i vjedhin telefonin (Video, +18)

Një grua është qëlluar me grushta e shkelma në mes të rrugës nga një burrë i cili e përplas për tokë pa vetëdije, por kamerat e sigurisë kanë filmuar diçka edhe më të tmerrshme.

Viktima që sipas fqinjëve të saj thuhet se vuan nga varësia e drogës, është shkelmuar dhe grushtuar në fytyrë nga një burrë, i cili më pas largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte bërë asgjë të keqe, transmeton Telegrafi.

Policia në Pittsburgh në Pennsylvania janë vënë në kërkim të sulmuesit, por ajo çfarë i ka brengosur më shumë ishte veprimi i kalimtarëve pas sulmit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kalimtarët në vend se ta ndihmojnë gruan e shtrirë në tokë pavetëdije, ata nxjerrin telefonat për ta fotografuar.

Askush nuk i telefonoi policisë apo autoambulancës, ndërsa në video shihen të paktën katër persona duke kaluar pranë saj. Madje njëri prej tyre besohet se i ka vjedhur telefonin viktimës. /Telegrafi/

Exit mobile version