Telegrafi

E njohur si modelja me forma të plota, Ashley Graham pozon me bikini nga prapa (Foto)

(Foto: Getty Images)

Ashley Graham ka qenë modelja e parë me linja të plota, e cila ka pozuar për revistën e famshme, Sports Illustrated.

Që atëherë, 30-vjeçarja u bë e njohur për format e saja të bujshme, ndërkohë që nxiste vetërespektim dhe vetëbesim te femrat tjera me forma të plota.

(Foto: Instagram/The Ashley Graham)

Kurse tashmë, ajo nuk heziton që ta ekspozojë trupin e veshur me të brendshme apo me kostum larjeje.

Këtë fundjavë, Ashley i ka sjellë disa poza atraktive në profilet e saja në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/The Ashley Graham)

Modelja amerikane ka pozuar me bikini të bardha me një shoqe të sajën, ndërkohë që kanë pozuar nga prapa.

Lexo po ashtu Ashley Graham me fotografi të parregulluara në ballinën e Vogue (Foto)

Në një tjetër fotografi, pozimi i me modelen tjetër me forma të plota, Tabria Majors, është bërë nga përpara.

(Foto: Instagram/The Ashley Graham)

Graham e ka publikuar edhe një video, në të cilën e ka xhiruar trupin e saj.

 

Në profilin e saj në Instagram, modelja numëron mbi gjashtë milionë ndjekës, kurse imazhet kanë marrë qindra mijëra pëlqime. /Telegrafi/