Site icon Telegrafi

E njohën në bazë të tatuazhit në një video ku po shpjegonte recetat, “bie në duart e policisë” anëtari i mafias italiane

Një anëtar i një bande mafioze italiane është arrestuar në Republikën Dominikane pasi tatuazhet e tij u njohën derisa ai shfaqej në një video në YouTube.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marc Feren Claude Biart ishte në arrati nga autoritetet italiane që nga viti 2014 dhe kishte jetuar në Boca Chica në ishullin e Karaibeve, tha policia.

Prokurorët kishin kërkuar Biart me akuzën e trafikimit të kokainës në Holandë për një klan të bandës mafioze, ‘Ndrangheta’.

Marc Feren Claude Biart ishte në arrati që nga viti 2014.

Dhe sipas policisë, i dyshuari kishte paraqitur në video në YouTube ku shpjegonte recetat italiane të gatimit ndërsa mbante të fshehur fytyrën.

Sidoqoftë, tatuazhet e tij mund të shiheshin në video, të cilat bënë të mundur që ai të njihej.

https://www.youtube.com/watch?v=R7KOzStM1bk

Pas kësaj, i arratisuri 53-vjeçar u kap në Santo Domingo të mërkurën dhe u transferua në aeroportin Malpensa të Milanos, tha policia në një deklaratë.

Sipas Agence France-Presse, Marc Feren Claude Biart është fshehur në Republikën Dominikane.

“Ndrangheta” konsiderohet mafia më e fuqishme në Itali dhe është e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë. Grupi është i njohur për kontrollin e tij mbi trafikun e kokainës në Evropë.

Në janar, Italia filloi një nga gjyqet më të mëdha të krimit të organizuar në historinë e saj kundër “Ndrangheta”.

Më shumë se 500 të pandehur përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash, në një seancë që do të zgjasë për të paktën një vit. /Telegrafi/

Exit mobile version