Në studim i cili pritet të zgjerohet edhe më tej, janë përfshirë 20 nëna, nga të cilat, katër prej tyre kanë pirë mesatarisht 14 cigare në ditë, transmeton Telegrafi.
Dr Nadja Reissland ka studiuar lëvizjet me anë të një skaneri 4D ku ka regjistruar imazhet e mijëra lëvizjeve të foshnjave në barkun e nënës.
Studimi gjithashtu ka treguar se foshnjat e mbajtura nga duhanpirëset mund të kenë të vonuar zhvillimin e sistemit nervor qendror.
Hulumtimi, i udhëhequr nga “Durham and Lancaster University”, është publikuar nga revistën Acta Paediatrica.
Megjithatë, sipas Dr Reissland, nga Departamenti i Psikologjisë në këtë universitet nevojitet një studim më i gjerë për të konfirmuar rezultatet dhe hulumtuar efektet specifike, duke përfshirë edhe përfshirjen e stresit të nënave dhe pirjen e duhanit.
Gjithsesi ajo beson se këto të dhëna mund tu ndihmojnë nënave që ta lënë duhanin. /Telegrafi/
Bebet e nënave joduhanpirëse
Bebet e nënave duhanpirëse