Telegrafi

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta është i kënaqur me atë që pa në fillim të pjesës së dytë kundër FC Nürnberg, por pranon se Bianconerët duhet të përmirësohen ‘shpejt’.

Juventusi i Mottas pësoi një humbje me rezultat 3-0 ndaj Nürnberg në miqësoren e tyre të parë në Gjermani.

Trajneri i ri i Bianconerëve e nisi me dy blerje të reja, Michele Di Gregorio dhe Khephren Thuram, por pushoi lojtarët që u kthyen në ekip pas Euro 2024 dhe Copa America.

“Ne mund ta kontrollojmë lojën më mirë, të mbajmë posedimin e topit për më gjatë për t’u organizuar, të lodhim kundërshtarët dhe të gjejmë hapësirën për të sulmuar”.

“Ne dolëm mirë në fillimin e pjesës së dytë, por më pas, në çorganizimin e përgjithshëm përpara, i lamë kundërshtarët mundësinë për të gjetur hapësirë. Në fillim të pjesës së dytë, pashë një ekip që mund të dominonte kundërshtarët dhe të krijonte. Kjo është ideja jonë. Ne duhet ta zgjasim këtë moment dhe të përpiqemi ta bëjmë atë sa më gjatë që të jetë e mundur”.

“Ne u përgatitëm mirë. Sigurisht, disa lojtarë kanë vështirësi pak më shumë në këtë periudhë, sepse ne po stërvitemi më intensivisht sesa gjatë sezonit”, ka thënë Motta pas humbjes. /Telegrafi/