Edhe pse në moshën 60-vjeçare, Madonna nuk rresht së ngjalluri debat në mediat rozë botërore.
Kësaj radhe Mbretëresha e muzikës Pop është në qendër të kritikave shkaku i një fjalimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Awards.
Në fakt, ajo mbajti një fjalim homazhi për këngëtaren e ndjerë Aretha Franklin, por që më shumë foli për veten sesa për Mbretëreshën e muzikës Soul.
Kjo gjë është vënë re nga shumë njerëz të cilët kanë komentuar nëpër rrjetet sociale duke e vënë në qendër të debatit të tyre.
Ajo nisi fjalimin duke thënë sesi Franklin ia kishte ndryshuar jetën dhe tregoi momentin kur në fillimet e saj, si këngëtare dhe valltare kishte kënduar këngën e këngëtares që ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. “(You Make Me Feel A) Natural Woman” gjatë një audicioni aspak të suksesshëm.
Më pas foli për karrierën dhe jetën e vështirë në Detroit, ku siç tha ajo shpesh ishte ngatërruar me “një prostitutë”.
Për shumë ndjekës fansa nuk ishte një fjalim për nder të Franklinit por një monolog për vetveten i Madonnës. /Telegrafi/