Site icon Telegrafi

E ngrohtë dhe me shumë shije: Brenda shtëpisë luksoze të aktores, Arbnesha Grabovci-Nixhës

Shtëpia e aktores dhe regjisores së njohur, Arbnesha Grabovci-Nixhës gjendet në një lagje private në periferi të Prishtinës është e mbushur me frymë artistike, pasi që në çdo kënd të saj mund të hasësh në piktura, instrumente muzikore e libra.

E ngjyrosur me ngjyrë kafeje të lehtë, një pjesë e punuar me një shije mjaft të holluar me imitim të gurit, gjendet në brendi të një kopshti mjaftueshëm të madh për një familje pesë anëtarëshe. Një ambient i qetë dhe relaksues për të pirë një kafe e pse jo edhe për të ngrënë një drekë apo darkë gjatë ditëve kur mbizotëron mot i mirë.

Nuk do shumë mend për të ditur se një shtëpi e një artisteje, e cila është e martuar me një arkitekt nuk do të duket bukur edhe brenda. Këndi i parë që do të hasësh sapo të hysh në këtë shtëpi është biblioteka. Në këtë kënd, i cili ka një pamje nga kopshti i shtëpisë, ku mbizotëron ndriçimi natyral, anëtarët e kësaj familje kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre.

Ku ka më inspirues se një ambient me libra, në një kënd të të cilit gjenden nje piano e një violinë. E për të bërë ambientin më të ngrohtë dhe më relaksues në bibliotekë është e vendosur edhe një lule Orhidea. Në katin e dytë të shtëpisë gjendet dhoma e ditës, muret e të cilit janë të gjithë të ngjyrosur me të bardhë, thyhet nga ngjyra bordo e mobilieve të saj. Ndërsa, kamini, i cili qëndron në mes të dhomës së ditës është ambienti më i preferuar gjatë festave për familjen Nixha, transmeton rtv21.tv.

Edhe elementet e veshjeve tradicionale janë pjesë e dekoreve në disa hapësira të kësaj shtëpie, të cilën Arbnesha këtë dhuratë të bukur e kishte nga halla e saj. Në katin e parë gjendet edhe kuzhina digjitale me ngjyrë të bardhë. Ndërsa, në mes të saj dhe dhomës së ditës është edhe trapezaria, në të cilën janë të vendosura lulet e preferuara të zonjës së shtëpisë.

Pjesë përbërëse e shtëpisë së kësaj artisteje pa dyshim që janë edhe pikturat, të cilat ajo i ka kryesisht dhurata nga piktorja jonë e mirënjohur Zake Prelvukaj. Përveç dhomave për anëtarët e shtëpisë, dashamirësia e kësaj familjeje i ka shtyrë ata të krijojnë edhe një dhomë të veçantë për miqtë e tyre të shumtë.

Epo s’ka si të jetë ndryshe një shtëpi, e cila është ideuar nga një arkitekt e një artiste, veç se e shumë e ngrohtë dhe me shije. Për të parë këto dhe më shumë shikojeni reportazhin e më poshtëm në kuadër të emisionit ”Ma pikturo ëndrrën”.

Exit mobile version