Këngëtarja Beyonce është pa dyshim një nga divat e muzikës më të mëdha në gjithë botën.
Ajo së fundmi, së bashku me bashkëshortin e saj, reeprin Jay Z, kanë mbajtur një koncert në Vrashavë të Polonisë.
Ky koncert është mbajtur në kuadër të turit të tyre, “On th road 2”.
Por jo gjithçka ka shkuar mirë pak para se shfaqja të mbyllej, kjo pasi një skenë e menduar të realizohej në mënyrë pak të veçantë, rezultoi e dështuar.
Skena fluturuese gjatë performancës me të cilën ishte paraparë që transportohej këngëtarja, nuk funksionoi!
Si rezultat, Beyonce mbeti e ngecur në skenë, duke mos ditur se si do të zbresë.
Ndërhyrja e personelit ka qenë e menjëhershme, duke i siguruar asaj shkallë alternative.
Megjithatë, nga kostumi i shkurtër dhe takat e larta, 36-vjeçarja me zor ka pranuar të zbresë nëpër to.
Sido që të jetë kjo mbeti e vetmja zgjidhje, teksa përgjatë kohës që zbriste, në publik kishte ovacione dhe të gjithë thërrisnin emrin e saj. /Telegrafi/
The floating stage had a malfunction and got stuck at the end of the show so Beyoncé had to use an emergency ladder in order to leave. #OTRII #Warsawhttps://t.co/0SZOq3BsLe pic.twitter.com/StBMX8xxN4
— BEYONCÉ LEGION (@Bey_Legion) July 1, 2018