Një grua në Bolivi është vrarë në mënyrë makabre pasi u akuzua padrejtësisht se kishte vjedhur një makinë në Caranavi.
52 vjeçarja u lidh në një pemë të infektuar me milingona helmuese nga banorët e zonës.Pavarësisht se u shpëtua nga policia, ajo vdiq në spital nga problemet me frymëmarrjen të shkaktuara nga enjtja në fyt kur insektet e kafshuan në laring.
Viktima shkoi për të ndihmuar djalin e saj, i cili gjithashtu ishte lidhur në pemë nga fshatarët e nevrikosur.
Vajza e saj mori të njëjtin dënim, por ajo dhe vëllai i saj shpëtuan mrekullisht. Raportimet lokale thonë se treshja u rrah e u dogj me katalizator, transmeton oranews.
Incidenti shokues ndodhi natën e ndërrimit të viteve.